Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush ia bëri “gropën” buxhetit? Sa ndikoi te të ardhurat kursi i këmbimit e prodhimi i energjisë

Aktualitet E premte, 8 Nëntor 2019 15:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë këtij viti, disa zëra të buxhetit po përballen me mosrealizime. Kjo çështje u adresua edhe në prezantimin e projektbuxhetit 2020 nga ministrja e Financave Anila Denaj.

Kush ndikoi negativisht këtë 9 mujor?

Shkaqet që kanë ndikuar në performancënë periudhën janar-tetor 2019, sipas Ministrisë së Financave janë rënia e kursit të këmbimit, prodhimi i energjisë elektrike, rënia e çmimeve të metaleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare etj.

Rënia e kursit të këmbimit të monedhës vendase ndaj monedhës USD dhe EURO, ka dhënë efekte në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e importeve për 9 mujorin rreth 1,9 miliard lekë.

“Përjashtimi i imputeve dhe makinerive dhe pajisjeve bujqësore ka reduktuar të ardhurat e 9 mujorit për rreth 1,3 miliard lekë.Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 21.3 miliardë lekë, 22% ose 6 miliardë lekë më pak se 9 mujori i vitit 2018 dhe 24.4% ose 6.9 miliardë lekë më pak se plani janar shtator 2019.

Rimbursimi i TVSH është realizuar në vlerën 14.5 miliardë lekë, 40% ose 4.2 miliardë lekë më shumë se 9-mujori i vitit 2018. Në performancën e TVSH-se kanë ndikuar edhe faktorë që nuk varen  nga puna e administratës tatimore si (i)  ulja e prodhimit të energjisë elektrike dhe rritja e importeve të saj çka ka ulur TVSH-në e brendshme dhe ka rritur TVSH në import 2,4 miliard lekë vetëm për 9 mujorin janar-shtator; (ii)  ndryshimi i skemës së Projektit TAP nga furnizime me TVSH ne furnizime të përjashtuara” shkruhet në relacionin e projektbuxhetit 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të ardhurat nga Renta Minerare në eksport për vitin 2019 pritet të shënojë vlerën 2.4 miliardë lekë, 376 milion lekë më pak, në nivel realizimi 86.6% kundrejt planit.

“Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë ulur si rezultat i rënies së sasisë së eksportuar, si dhe si rezultat i rënies së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me projeksionet për vitin 2019, duke sjellë rënie të rentës për njësi nga 3.62 lekë/ton në 3.42 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, e cila nuk është kompensuar nga rritja e sasisë së eksportuar me 146 mijë ton” shkruhet më tej në relacion.

Çfarë do të ndodhë deri në fund të vitit me të ardhurat?

Pritshmëritë e Ministrisë së Financave janë që të ardhurat totale të buxhetit të shtetit në fund të vitit 2019, pritet të jenë 474 miliardë lekë.

“Krahasuar me vitin 2018, rritja rezulton  +5.34%, ose 24 miliardë lekë më shumë. Totali i të ardhurave në raport me PBB-në në fund të këtij viti rezulton 27.8%,  nga 27.6 % që ishte në vitin  2018. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rritja me +0.2%  të PBB-së e të  ardhurave të buxhetit të shtetit, është tregues i konsolidimit fiskal, përmirësimit në mbledhjen e të ardhurave dhe forcimit të financave publike të vendit. Kjo rritje vjen kryesisht si nga impakti i rritjes ekonomike, ashtu edhe nga përmirësimi në administrimin e të hyrave të buxhetit, pavarësisht efekteve negative në këto të ardhura të faktorëve të tillë si efektet nga kursi i këmbimit, ulja e prodhimit të energjisë elektrike, rënia e cmimeve të bursës për një sërë mineralesh etj” shkruhet në relacion.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Tatimi mbi vlerën e shtuar pritet që të mbajë të njëjtën tendencë mosrealizimi deri në fund të këtij viti. Referuar relacionit të projektbuxhetit 2020, performanca e të ardhurave nga TVSH në import është ndikuar në një masë të rëndësishme nga disa faktorë rënia e kursit të këmbimit të monedhës EURO kundrejt Lekut.

Ky faktor ka krijuar efekte negative  në të ardhurat nga TVSH-ja  për mallrat e importit. Vetën për periudhën 9 mujore Janar-Shtator, ky efekt negativ në të ardhurat e TVSH-së për mallrat e importit  ka qënë -1.9 miliard lekë, ndërkohë që efekti i pritshëm vjetor pritet të jetë -2.5 miliard lekë.

Në zërin e akcizave, në periudhën janar-shtator, janë arkëruar 47,7 miliard lekë, 98,7 % e programit të periudhës. Deri në fund të vitit 2019, programi i të ardhurave pritet të realizohet rreth 99 %.

Ecuria e 9 mujorit dhe perspektiva deri në fund të vitit ndikohet nga disa faktorë:

-Cigare për konsum, objekt akcize është rritur 6,2 % ose 132 ton krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritshmëria është që të realizohet objektivi vjetor i programuar.

-Karburante për konsum, objekt akcize është rritur 4,2 % ose 19 mije ton krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe në karburante pritshmëria është që të realizohet objektivi vjetor i programuar.

-Gjatë periudhë janar-shtator është rimbursuar apo përjashtuar 1,85 miliard lekë akcize për përfitues sipas ligjit, nga të cilat 1,2 miliard akcizë lekë është rimbursuar për serat me ngrohje, 410 milion lekë më shumë se në vitin 2018. Rimbursimi i akcizës pritet të rritet në muajt në vijim.

Të ardhurat nga Renta Minerare në eksport për vitin 2019 pritet të shënojë vlerën 2.4 miliardë lekë, 376 milion lekë më pak, në nivel realizimi 86.6% kundrejt planit.

Të ardhurat nga Taksa Doganore parashikohet të realizohen për 12-mujorin 2019 në masën 6.6 miliardë lekë ose në masën 90.3% ndaj planit si dhe një rritje e pritshme 387 milionë ose 6.2% krahasuar me faktin e vitit 2018.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të realizohen në masën 35.2 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani vjetor i parashikuar.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale pritet të realizohet 47.9 miliardë lekë, +6 miliardë lekë ose 14.3%  mbi planifikimin

Të ardhurat nga Taksa Nacionale pritet të realizohen në masën 34 miliardë, -4.4 miliardë lekë ose 11.5% më pak se programi.  Ndikim në uljen e të ardhurave nga taksat krahasuar me periudhat papaardhëse ka patur mbyllja e pjesës derrmuese të lojrave të fatit.

Të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore që mblidhen nga administrata tatimore priten të realizohen në masën 95 miliardë lekë, +365 milionë lekë ose 0.4% më shumë se parashikimi.

SCAN

Etiketat e lidhura

buxheti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.