Kush ishte 29-vjeçari i vrarë mbrëmë në Durrës

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Durrës. Nga atentati ka humbur jetën 29-vjeçari, E. Dedja.

I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Autorët e vrasjes janë ende të paidentifikuar, ndërkohë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Mësohet se viktima ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?