Kush ishte i vrari në mes të Shkodrës; peshkatar dhe baba i katër fëmijëve

Ngjarja e sotme në qytetin e Shkodrës ka tronditur qytetarët jo vetëm për mënyrën makabre që u krye atentati, por edhe për vendin publik të ekzekutimit, i populluar nga qindra njerëz në merkaton e lagjes Kiras.

Gjithashtu i ekzekutuari Fatos Ferracaku njihej nga gjithë Shkodra, si një burrë i qetë dhe familjar. Pavarësisht se mediat e paraqitën si “biznesmenë”, ai ishte thjesht një peshkatar që më pas tregtonte çdo mëngjes atë që kapte në liqen për gjithë natën.

Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve dhe pa precedentë penalë, në të shkuarën. Viktima e ekzekutuar ditën e sotme kishte lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, mbetur i vrarë më 1 shtator 2018. Ata ishin kushërinj të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadheve, ku 30­vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje hipizmi dhe është ende pa autorë. Policia sipas disa burimeve deklaron për ngjarjen e sotme, se  po punon edhe mbi pistën e vrasjes së 1 shtatorit të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?