Kush ishte Livi, i riu që u përplas me motor dhe ndërroi jetë?

Placeholder Image

Elvis Xhafa, 26 vjeç është i riu i cili u përplas me motor ditën e djeshme tek Unaza e Re në kryeqytet dhe për pasojë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Ai humbi kontrollin e motorit, duke u përplasur me trotuarin.

26-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në pjesën e pasme të kokës nga përplasja dhe nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u ndihmua nga kalimtarë të rastit dhe pronari i një lokali aty pranë, pasi policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje pas 30 minutash, ndonëse ishin lajmëruar sapo kishte ndodhur aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Livi punonte banakier tek një lokal në Unazen e Re dhe pikërisht gjeti vdekjen duke shkuar në punë.

26-vjeçari ishte një djalë i ri i cili siguronte jetesën duke punuar. Fieraku njihej nga miqtë e tij si Livi dhe përshkruhet si një djalë i mirë, i cili punonte me djersë për të siguruar bukën e familjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?