Kush janë rektorët e rinj të universiteteve në Shqipëri

Ditën e djeshme u zhvilluan  zgjedhjet në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, prej ku u zgjodhën edhe rektorët e universiteteve.

Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, me 54 për qind të votave. Ai garonte përballë Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevranit.

Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Skënder Topi është rizgjedhur rektor në Universitetin e Elbasanit. Ai kandidonte i vetëm në këtë garë.

Ndërsa në Korçë, rektor i universitetit do të jetë Dhimitër Bello. Ai fitoi kundër Lenci Ekonomit.

Në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi. Ajo fitoi kundër rektorit në detyrë, Adem Bekteshi, me vetëm 2 vota diferencë.

Bektash Mema i zgjodh rektor i universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër.

Ndërsa në Vlorë, në universitetin ‘Ismail Qemali’ fitoi garën mes tre kandidatëve Roland Zisi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?