Kush janë studentët? Top Channel konfirmon përballjen me Ramën

Top Channel ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Top Show’, do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama përballë studentëve.

“Ftesa e hapur për gjithë studentët që duan t’i thonë në sy shefit të qeverisë, të vërtetat e tyre. Çfarë do të bëjnë studentët? Si do të jetë qëndrimi i kryeministrit? A do të ketë dialog ? Po përshkallëzim të kërkesave të studentëve?”, thuhet në lajmin e publikuar nga Top Channel.

Lajmi për një debat mes Ramës dhe studentëve në emisionin ”Top Show” u bë i ditur paraditen e sotme por studentët e pranishëm në protestë e refuzuan takimin duke theksuar se ata të cilët do të shkojë përballë kreut të qeverisë nuk i përfaqësojnë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?