Kush janë vëllezërit shqiptarë, transportuan 7 mln paund në 80 fluturime nga Anglia

Tre shqiptarë janë burgosur për kontrabandën e më shumë se 7 milionë paund në më shumë se 80 fluturime nga aeroportet ne Angli.

Mediat e huaja shkruajnë se kokat e rrjetit të transportit të parave janë dy vëllezër shqiptarë, Jak dhe Gjelosh Kolicaj, të cilët organizuan udhëtime për katër të tjerë që vepruan si korrierë duke transportuar sasi të mëdha parash në bagazhet e tyre.

parate

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për mbi 80 udhëtime qe u bënë nga grupi në mes të nëntorit 2016 dhe janarit 2018, ne shtete përfshirë Belgjikën dhe Greqinë për transportin e mëtejshëm pastaj drejt Shqipërise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç, dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç, çonin korrierët në aeroport dhe prisnin derisa ata të kalonin kontrollin e valixheve dhe pastaj largoheshin.

valixhe

Në shtator 2017, policia i kapi 180,000 paund Faton Syberit ndërsa ai u përpoq të udhëtonte në Selanik nga aeroporti i Stansted.

Paratë ishin në valixhe ngjyrë kafe, të mbeshtjella me qese dhe brenda nje tjeter valixheje te brendshme.

Gjelosh Kolicaj dhe Faton Syberi u deklaruan fajtore dhe po ashtu edhe Jak Kolicaj.

Jak Kolicaj u denua me 8 vjet burg, Gjelosh Kolicaj me 6 vjet dhe Faton Syberi me dy vjet e pese muaj burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?