“Kush nuk do vendin e tij, nuk do as Zotin”, mesazhi i Mitropolitit të Korçës
Festa e Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e Korçës. Përfaqësues nga pushteti lokal si dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në pedonalen e qytetit.
Ceremonia ka vijuar më pas në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në meshën e Flamurit.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani, u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos e braktisin vendin.
Kryekleriku orthodoks i Korçës, gjeti rastin të bëjë apelin për këtë dukuri të dhimbshme në meshën e Flamurit, mbajtur në katedralen e qytetit për 106 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë.
“Kush nuk do vendin e tij, nuk do as Zotin” u shpreh më tej në mesazhin e tij Imzot Johani.
Mesha e Flamurit në Korçë, ka një traditë liturgjie të krijuar nga Fan Noli.
Ajo është mbajtur së pari në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

KOHA JONË SONDAZH

