Kush pagoi 3 milionë euro për të vrarë Ervis Martinaj?
Akoma nuk ka përgjigje zyrtare nga ministria e brendshme për Ervis Martinaj. Por gazetarët investigues janë të bindur se Ervis Martinaj është ekzekutuar.
Gazetari i njohur Ferdinand Dervishi shprehet se janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e Ervis Martinajt.
“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinaj janë paguar deri në 3 milionë euro.
Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.
Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje realisht përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve.
Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, thotë Dervishi për Report TV.
Dervishi zbuloi një detaj mjaft të rëndë dhe në lidhje me killerin Julian Sinanajn për të cilin ka patur oferta edhe nga politika e lartë në vend.
“P.sh Julian Sinanaj pasi u arrestua, iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë.
Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh se ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta.
Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar”- tha Dervishi.
Ministria e Brendshme duhet ta dijë se kush ka paguar 3 milionë euro për të ekzekutuar Ervis Martinaj. Pikëpyetje të mëdha ka se pse nuk e deklarojnë zyrtarisht vrasjen e tij.