Kush po i nxjerr fotot e Martinajt? Gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Foto të panjohura të personazhit më të diskutuar në Shqipëri që është Ervis Martinaj janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së tij.

Gazetari Ferdinand Dervishi, thotë se interesi i madh i medias rreth këtij personazhi, erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës. Për të media, me ose pa dashje, po ndikon në mitizimin e këtij personazhi të krimit.

“Jemi në momentin e mitizimit së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”,-tha në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?