Kush po kërkon azil në Shqipëri?

Në një kohë kur shqiptarët kanë shënuar rekord me kërkesat e azilit në Francë, Shqipëri po shihet si shpëtim nga lufta. Janë sirianët që i shpëtojnë luftës. Një pjesë e tyre kalojnë nëpër Shqipëri dhe si destinacion kanë vendet e BE-së. Por rreth 100 siriane kanë kërkuar azil politik në Shqipëri. Ata nuk duan të kthehen në Vendlindje dhe nuk janë informuar mbi zhvillimet e fundit atje.

Më shumë se 100 shtetas sirian që kanë hyrë në Shqipëri ilegalisht kanë kërkuar azil. Ata janë akomoduar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në Babrru. Amiri është një 17-vjeçar sirian që ka emigruar së bashku me familjen për t’i shpëtuar luftës në vendin e tij. Ai ka kaluar disa shtete deri sa ka mbërritur në Shqipëri.

”Unë jam nga Siria, nga Alepo, fillimisht kemi shkuar në Libi, më pas në Turqi. Nga Turqia në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Këtu gjithçka është mirë, policia është mirë, në Gjirokastër grupe me familje siriane ndihmohen për t’u sjellë këtu me ushqime e gjithçka”, tha Amiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

17-vjeçari nuk është informuar për zhvillimet më të fundit në Siri, bombardimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj objekteve të armëve kimike. Amiri, si shumë siriane që kanë shpëtuar luftës, nuk dëshiron të kthehet më në vendin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?