“Kush ua ka bërë, ju rëntë në kokë”, miqtë e çiftit të helmuar në Librazhd hedhin dyshimet e forta

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Librazhd, ku çifti i sapomartuar Olsian dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar në banesën e tyre.

Shumë pista hetimi janë hapur në lidhje me këtë ngjarje, ku dyshimet e para ishin për vetëhelmim, mirëpo më pas u mendua se mund ta kenë bërë persona të tjerë.

Ndërkohë, kujtojmë se Rezarta nuk ia doli dot, e cila vetëm 19 vjeç humbi jetën në spital.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj po lufton me vdekjen në spital, ku thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Teksa ngjarja mbetet ende misterioze dhe pritet qe përmirësimi i gjendjes së Olsianit të hedhë dritë për atë që ka ndodhur, miqtë e tyre kanë ngritur dyshime të forta.

Ata shkruajnë se mund të ketë qenë një person i tretë që mund të ketë pasur gisht në ngjarje.

Ja çfarë shkruajnë shoqëria e Olsit dhe Rezartës:

SHKARKO APP