Kush vihet në krye të PD? Ish-rivali i Bashës: Berisha ka vd*kur politikisht
Gjergj Hani, ish-kandidati për kreun e PD-së, ka analizuar situatën politike, kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët, por edhe fatin e Partisë Demokratike. I ftuar në “Breaking” në Top News, Hani tha se deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk mund të quhen të tillë pasi po sulmojnë një institucion.
“Personat në fjalë nuk i quaj deputetë, kur ti dhunon një institucion të shenjtë siç është Parlamenti aty ku flitet për problemet e qytetarëve, ti e bllokon dhe sulmon vetë institucionin. Nuk është se z Bardhi dhe Z. Noka kanë sulmuar z.Açka por përfaqësues të popullit, pra ke sulmuar shqiptarët. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka zënë vend demokracia”,-tha Hani.
I pyetur sesi e shikon lojën e Berishës me afatet e drejtësisë, ai tha se për të ka vd*kur politikisht. ”Nuk pretendoj me këtë të përfaqësoj PD, por qëndrim individual, për mua çështja Berisha nuk ekziston më, përpara 33 vitesh shqiptarët trokitën dhe kërkuan të pranoheshin në shtëpinë e perëndimit. Politikisht e konsideroj të vdekur”.