Kush do ta fitojë duelin: Ambasadorja amerikane Kim apo ish-kryeministri Berisha?
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e prerë dje te Lulzim Basha kur tha para mediave se “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parlament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.
E kishte fjalën direkt për Sali Berishën.
Pra SHBA nuk e do deputet në parlament ish-liderin e PD-së.
Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.
Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.
Pra të dy tashmë janë në luftë të hapur se kush do të fitojë duelin publik.
Berisha i vetëm dhe pa mbështetje nga kryetari i PD apo ambasadorja amerikane që ka shtetin më të fuqishëm të Botës?
Beteja duket se do kalojë në SPAK.
Dosja e tij, sipas burimeve konfidenciale, po trajtohet me precedencë nga prokurorët e SPAK.
Si rregull amerikanët të paralajmërojnë që “kujdes”. Më pas vepron Drejtësia!
KOHA JONË SONDAZH

