Kushdo mund të jetë viktimë e një ngacmimi seksual ose përdhunimi
Ngjarjet e fundit të bëra publike në media, të cilat vendosën në qendër të vëmendjes ngacmimet dhe abuzimet seksuale, nxitën protestua në mënyrë paqësore në Tiranë dhe në qytete të tjera.
Ngacmimet dhe abuzimet seksuale
Pjesa dërrmuese e njerëzve thonë se askush nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, nuk janë abuzuar nga të tjerë që kanë shfrytëzuar gjendjen e dehur/droguar dhe nuk janë kërcënuar falë një informacioni për të kryer marrëdhënie seksuale me dikë. Përqindja ka një rritje te pyetja “kur ishit fëmijë, ka tentuar ndonjë i rritur t’ju pjesë në zonat intime/t’ju kërkojë ta prekni në zonat intime?”. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky person që tenton të abuzojë me fëmijët ka qenë jashtë rrethit familjar.
Siguria në shkollë, rrugë, institucione
Çfarë vlen të diskutohet në këtë pikë është fakti që kushdo mund të jetë viktimë e një ngacmimi ose abuzimi seksual. Nisur nga votimet, mbi 60% thanë se kanë dyshuar për mësues/doktorë ose të tjerë individë në funksione publike, të cilët mund të krijojnë kushtet për kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin/nxënësit/klientin etj. Situata duket problematike në ambientet publike, ku pjesa më e madhe e ndjekësve pohoi se është ngacmuar në ambiente publike nga të panjohur dhe ka ndjerë frikë. Pothuajse gjysma e njerëzve u shprehën se janë përballur në ambiente publike me burra që kanë treguar organin seksual si edhe janë përndjekur aq shumë sa kanë nisur të frikësohen për jetën.
Mbrojtja
Duket se ka një qasje për të mos raportuar në polici edhe për rastet kur njerëzit kanë qenë të frikësuar për jetën. Një pjesë e konsiderueshme nuk e ka ndjerë vëmendjen dhe mbrojtjen e mësuesve dhe ekipit të sistemit arsimor. Këshillimi me psikologët e shkollës është gjithashtu një temë që duhet trajtuar dhe marrë masa për ndryshim, pasi pjesa dërrmuese nuk beson te ndërhyrja e psikologëve.
Reagimi
Rasti i përdhunimit të një 15-vjeçareje në Tiranë vendosi në pikëpyetje reagimin e “masës”. Moskallëzimi është i dënueshëm, sepse vërtet nuk është shkaktar i një krimi, por është kontribues në vazhdimin ose përkeqësimin e tij. Në sondazhin tonë, rreth 23% thanë se kanë qenë dëshmitarë të një akti pervers dhe nuk kanë folur.