Kushëriri i “ushtarit” të Martinajt dhe 29-vjeçari kyçin gojën për ish-policin

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu janë të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas disa ditë më parë dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit. 40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen. Sipas uniformave blu, automjeti i tip ”Golf” i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit.

Ilir Beqaraj i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë. Ai është një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-policit Gentjan Bejtja pasditen e 15 marsit brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Larkushk të Fushë-Krujës.

Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.

Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë. Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

SHKARKO APP