Kushtetuesja, në sitën e Vettingut Fatmir Hoxha
Fatmir Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese është i katërti i këtij institucioni që kalon në sitën e Vettingut.
Seanca dëgjimore për vlerësimin e figurës së tij është caktuar më 7 maj, dhe trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Më herët procesit iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Për këtë të fundit KPK kërkoi tetë ditë kohë për të llogaritur shifrat e llogarisë së saj.
E vetmja që ka kaluar Vettingun deri më tani është Vitore Tusha, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.
KOHA JONË SONDAZH

