“Kushtetuesja” pezulloi ligjin e mjekësisë, Rama: Vendim absurd, por do e zgjerojmë këtë sistem dhe në degë të tjera

Nga mbledhja këtë mbrëmje e Asamblesë së PS-së në Tiranë, pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama e quajti absurd. Në fjalën e tij, Rama këmbëngul që kjo ishte rruga më e drejtë që duhet ndjekur e për të përforcuar këtë qëndrim të tillë, ai solli shembullin e shkollës ë Magjistraturës.

“Nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por dhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurd për ta hedhur poshtë këtë gjë, është absurd, po e diskutoj se është pezullim se ka një shkollë që është ajo e magjistraturës që e ka kusht, që nuk merr diplomën po nuk punove 5 vjet më duket si magjistrat dhe kjo shkollë është më e mira në Shqipëri, por fakti është që as nuk është shkelur një e drejtë kushtetuese”, tha Rama.

Për këtë arsye, duke e menduar si rrugën më të drejtë, Rama tha se këtë sistem si me studentët e mjekësisë, do e zgjerojnë dhe në degët e tjera. “Në arsimin publik që e kemi më të favorshëm dhe që praktika tregon që nuk e kemi aq larg kërkesave të Europës, do e zgjerojmë, ose është variant tjetër që ua kemi dhënë, do të ikësh që të nesërmen sat ë marrësh diplomën? Do paguash një tarifë tjetër”, përfundoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?