Kushtetuesja ”pezulloi” refugjatët, Meloni: Respektoj vendimin! Nuk kemi plan B, shpresojmë të mos anulohet

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur mbi pezullimin e marrëveshjes për emigrantët, pasi Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha të cilët e konsideronin marrëveshjen si antikushtetuese.

Ajo tha se nuk ka asnjë plan B në këtë rast dhe shtoi se shpreson që të mos ketë një vendim që do të anulonte marrëveshjen, duke theksuar se respektonte vendimet që merr një vend sovran si Shqipëria. Në rast se Gjykata jep dritë jeshile, Meloni u shpreh se do ketë një përshpejtim të procedurave për ngritjen e kampeve dhe strehimin e emigrantëve.

”Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”,-tha Meloni.

Migranti, Meloni: "Rispetto decisioni Corte Albania. Non dovrebbe minare accordo, ma non ho piano B"

 

SHKARKO APP