Kushtetuesja shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin drejt Italisë të kreut të kartelit të drogës

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin drejt Italisë të kreut të kartelit të drogës, Gentjan Manaj.

VENDIMI
Vendim nr. 6 datë 22.02.2022
(V-6/22)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Altin Binaj, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 22.02.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen nr. 8 (G) 2021 të Regjistrit Themeltar, që u përket:

Swiss Digital Desktop Reklama

KËRKUES: GENTJAN MANAJ (ALIAS MYZAFER MANAJ)

Swiss Digital Mobile Reklama

SUBJEKT I INTERESUAR:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2021-364, datë 01.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 33, 42, 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pikat 1, shkronja “i” dhe 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (Kushtetuta); nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 71 dhe 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri,
V E N D O S I:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2021-364, datë 01.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?