Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

Gjykata vlerëson se masa e përkohshme “është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyç në Kosovë”.

“Gjykata vlerëson se ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi të mëtejmë nga ana e institucioneve të lartcekura është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në vendimin e Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja derisa masa është në fuqi, ndërsa Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit, e nisur më 5 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë, përmes postës elektronike më 7 mars, ndërsa Gjykata e regjistroi atë më 9 mars.

Ndërsa vendimin për t’ia ndaluar Kuvendit të veprojë gjatë masës së përkohshme, Gjykata tha se e mori ex officio, pra sipas detyrës së saj zytare me vetiniciativë.

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të partisë në pushtet, tha se “ne e mirëpresim” vendimin e Kushtetueses ndaj dekretit të presidentes.

Ajo tha se partia pret që gjykata të vendosë në aktgjykimin e saj për ta rrëzuar plotësisht këtë dekret dhe për ta urdhëruar Kuvendin t’i vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të ri “brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh nga nxjerrja e këtij aktgjykimi”.

Më herët të hënën, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, tha se presidentja do ta “mirëpriste” masën e përkohshme, nëse gjykata do ta vlerësonte si të nevojshme caktimin e saj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?