Kushtetuta e re, drejt mbylljes hetimet për kryepolicin Çako dhe Elvis Rroshin
Prokuroria në alarm, rrezikohen pushimet e dosjeve hetimore edhe ndaj zyrtarëve të lartë pas ndryshimeve të reja Kushtetuese.
ABC News ka mësuar se veç dosjeve që ndodhet në hetim nga prokuroria e përgjithshme ndaj personave me imunitet e që rrezikojnë të pushohen, edhe hetimet për drejtuesit e institucioneve qendrore mund të pësojnë të njejtin fat.
Sipas ndryshimeve të reja Kushtetuese është parashikuar krijimi i Struktura e Posaçme Anti-korrupsion, structure e cila do të hetoj të gjithë këtë kategori njerëzish. Por mos parashikimi i dispozitave kalimtare pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja Kushtetuese, rrezikon mbylljen e hetimeve edhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako. Hetim që po zhvillohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për aparaturën e përgjimit. Me ndryshimet e reja, që tashmë kanë hyrë në fuqi, ky funksion i kalon për hetime SPAK-ut çka i detyron prokurorët të mos kryejnë asnjë veprim hetimor. Pasi çdo veprim procedurial që kryet nga prokuroria pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja Kushtetuese, i lind e drejta drejtorit Çako të kërkoi pavlefshmërin e tyre në GJykatën Kushtetuese. Të njejtën fat rrezikon të pësoi edhe hetimi penal ndaj Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës që akuzohet për falsifikimit të formularit të vetdeklarimit. Edhe dosja e tij, rrezikon të mbyllet për kalim të afatesh hetimore. Siç mund të mbyllet edhe hetimi i prokurorisë së Vlorës për ish-kreun e Bashkisë Shpëtim Gjika. Veç këtyre rrezikohet pushimi i dosjeve hetimore edhe për zyrtarët të tjerë të lartë që janë në fazën e hetimeve nga ana e prokurorive të ndryshme në rrethe.
Sipas nenit 135 të ndryshimeve të reja Kushtuese, ku parashikohen rastet që janë kompetencë e hetimeve të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, renditen edhe drejtues të institucioneve qëendrore dhe të pavaruara kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

