Kuvend, miratohen anëtarët e dy Komisioneve të Posaçme të PS. Fatmir Xhafaj rikthehet si kryetar

Dy komisionet e posaçme, për Korrupsionin dhe Dezinformimin nuk do të mbeten në sirtarët e Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Me shumicën e votave, socialistët miratuan në Kuvend përbërjen e këtyre dy strukturave. Lufta ndaj korrupsioni nëpërmjet kësaj strukture të posaçme, rikthen Fatmir Xhafajn që në 2016 kryesonte punën e reformës në drejtësi, e që prej kohësh është diskutuar për një klimë të ftohtë në partinë socialiste.

Komisioni do të ketë në fokus luftën ndaj korrupsonit, dhe sipas mazhorancës vjen si një nevojë antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 5 anëtarët e tjerë socialistë janë, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Eduart Shalsi, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Në projektvendim janë të përfshirë edhe 5 deputetë të opozitës, ndonëse këta të fundit nuk kanë pranuar ti bashkohen këtij komisioni.

Drejtimin e komisionit të posaçëm për dezinformim socialistët ia besuan një ish-gazetari. Erion Braçe do të kryesojë komisionin, ndërsa anëtarë do të jenë, Etilda Gjonaj, Bledar Çuçi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Eni Zake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë komision, nga radhët e opozitës janë përfshirë emrat e dy grupeve të tjera parlamentare, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. Komisioni i Posaçëm për Dezinformim do të monitorojë dhe kontrollojë ndikimet e huaja, kryesisht nga vendet jo mike që kërkojnë destabilitet në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?