Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE, deputeti i PS: Antishqiptar që vjen në Parlament

Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka kritikuar vendimin e opozitës për të zgjedhur si anëtar zëvendësues në KiE, Vangjel Dulen. Ai shprehet se vendimi i opozitës për të dërguar Vangjel Dulen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një akt antishqiptar.

Bido tha se Dule është një deputet i pavotë që vjen me patericën e doktorit çdo 4 vjet në Kuvend dhe shtoi se me këtë vendim atij do i lejohet të shpreh antishqiptarizmin e tij para Europës.

”Teksa e rinisën sjelljen parlamentare në paturpësinë e zhurmës së kakofonisë sapo përfundoi himni kombëtar, po ashtu sikurse mbyllën vitin, vendosën që akti i tyre i parë politik i vitit 2026 të ishte emërimi nga PD, si anëtar zëvendësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i deputetit të pavotë, që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend, vetëm pse është epitomia e nacionalizmit politik antishqiptar, Vangjel Dule”,-thotë Bido.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?