Kuvendi drejt qetësisë. PD zhbllokon foltoren, PS zbutet në tone dhe qëndrim
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me kaos, kur në vijim u qetësua dhe u rikthye në normalitet. 8 deputetë opozitarë vuajtën vendimin e sekretariatit të etikës i cili i përjashtoi nga punimet e Kuvendit, çka solli tensione në oborrin e parlamentit.
Brenda sallës demokratët bllokuan përsëri foltoren duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ”McGonigal”. Strategjia e bllokimit këtë herë nuk funksionoi.
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla iu drejtua foltores për herë të parë nga dhjetori i kaluar, pa hasur në pengesën e kolegëve të PD-së që u zmbrapsën. Edhe socialistët kishin gati një hap pas. Komisioni hetimor që refuzohej deri në miratimin e ligjit të ri, këtë herë u trajtua si një kërkesë ende e hapur.