Kuvendi “humbet” edhe një mandat, ja kush e zëvëndëson të ndjerin Bashkim Fino

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të zhvillojë këtë të martë një mbledhje. Në rendin e ditës janë edhe dy zëvendësime mandatesh deputeti.

I pari është ai për vakancën e krijuar në listën shumemërore të PS-së në Qarkun Fier, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Bashkim Fino. Vendin e Finos në Fier do ta marrë Gentiana Cakrani. Vakanca tjetër është ajo e Tom Doshit i cili dha dorëheqjen nga mandati pak pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

I dyti me listën e PSD-së në Shkodër është kandidati Gledis Çeliku, por mësohet se ai nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, çka i humbet mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për mandatet parlamentare të vitit 2017-2021.

SHKARKO APP