Kuvendi i dalë nga 11 Maji, Berisha rikthen 9 figura politike
pas pushimeve verore, në shtator rinis punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një kohë që ende nuk dihet sesi do të jetë qeveria e re, PD do të rikthehet me disa figura të vjetra. Jozefina Topalli do të rikthehet në shtator pas një shkëputjeje 8 vjeçare. Pas një karriere të gjatë, përfshirë edhe postin e kryeparlamentares më jetëgjatë në 35 vite demokraci, Topallit iu ndërpre karriera parlamentare në vitin 2017 nga Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së.
Po ashtu rikthmin do të kemi edhe të figurave si: Gent Strazimiri, Igli Cara, Klevis Balliu dhe Ledina Alolli. Mes demokratëve që rikthehen në Parlament janë edhe 3 ish-deputetë që i dorëzuan mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie: Luçiano Boçi dhe Belind Këllici që i humbën betejat e tyre, dhe Bardh Spahia.
Edmond Haxhinasto ai vjen në Kuvend si deputet i Elbasanit, pjesë e marrëveshjes Meta-Berisha, që e kandidoi në listën e mbyllur dhe të sigurt të këtij qarku. Pas një shkëputjeje, deputet do të jetë përsëri edhe Tom Doshi, që sot drejton PSD-në me 3 vende në Parlament.
Partia Demokratike
Jozefina Topalli
Luciano Boçi
Belind Këlliçi
Gent Strazimiri
Igli Cara
Klevis Balliu
Bardh Spahia
Ledina Alolli
Partia e Lirisë
Edmond Haxhinasto
Partia Social Demokrate
Tom Doshi
KOHA JONË SONDAZH

