Kuvendi i PD, ja kandidatët për ekipin e ri drejtues

Partia Demokratike do të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 15 dhjetor, i cili do jetë vetëm zgjedhor pas  ndryshimeve statutore më 29 prill të këtij viti. Përzgjedhja e kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë vendin i hap rrugë zgjedhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të zgjidhet më 15 dhjetor dhe sipas ndryshimeve në statut kanë të drejtë vote vetëm: kryetarët dhe sekretarët e seksioneve, grupseksioneve, anëtarët e kryesive të degëve, të KK në PD, deputetët, sekretarët funksionalë, koordinatorët, kryetarët e bashkive, prefektët, krerët e qarqeve, anëtarët e PD dhe anëtarët e kryesive të degëve të PD. Këshilli Kombëtar do t’i hapë rrugë përzgjedhjes së ekipit të ri të Lulzim Bashës në krye të PD.

Kandidatët

Në garën numër 2 të PD parashikohet të ketë 4 kandidatë. Dy nënkryetarët aktuale të PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, pritet të rikandidojnë sërish për këtë pozicion, ndërsa ambicien do ta shfaqin edhe Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm, dhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat e mundshëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët për nënkryetarë

Edi Paloka
Edmond Spaho
Arben Ristani
Jorida Tabaku

Sekretar i Përgjithshëm

Oerd Bylykbashi
Gazmend Bardhi
Flamur Noka

Sekretar organizativ

Fatbardh Kadilli
Gent Strazimiri

Sekretar për Burimet Njerëzore

Sait Dollapi
Eris Hoxha

Sekretar për  çështjet zgjedhore

Enkelejd Alibeaj
Ivi Kaso

Sekretar për Aksionin Qytetar

Gent Malko
Ervin Salianji

Sekretar për Ekonominë

Enno Bozdo
Besart Kadia

Zbardhur nga gazeta Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?