FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi i rikërkon Konkurrencës hetim për spitalet private

Kuvendi kërkon nga Autoriteti i Konkurrencës përsëri hetim për tregun e spitaleve private, pavarësisht se nga monitorimi i vjetshëm nuk u konstatua abuzim me çmime, edhe pse një kompani ka pozitë dominuese në këtë rrjet spitalesh. “Që ka pozitë dominuese është e qartë, e thënë, e hetuar dhe po ka pozitë dominuese. Ajo që nuk pranon AK është fakti i abuzimit, pra ka pozitë dominuese por jo abuzim me çmimet e pozitës dominuese. AK kishte element të paqëndrueshëm në argumentet që s’ka abuzime me çmimet në treg”, tha Erion Braçe, deputet i PS. Edhe në projektrezolutën e këtij viti është vendosur si kërkesë hetimi i kompanive hidrokarbure.

“Përpara funksionimit të Bordit të Transparencës ne kishim deri 7 muaj me një çmim, që nuk ndryshonte asnjëherë, indicie më të madhe se kjo do Autoriteti i Konkurrencës për ta hetuar seriozisht këtë treg?”, tha Erion Braçe, deputet i PS. Në projektrezolutën për këtë institucion ndër 9 rekomandimet e caktuara nga komisioni, kërkohet përsëri monitorimi i shoqërive të sigurimit për marrëveshjen që ka mes tyre për shkëmbimin e informacionit për primin e sigurimit të mjeteve, si dhe të bëhet monitorim për shërbimet televizive me pagesë.

Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe projektrezolutën për INSTAT, ku detyrat kryesore kanë në fokus Censin e Bujqësisë të pritur për t’u realizuar këtë vit. “Censi i Bujqësisë të realizohet në kohë brenda vitit 2026, dhe të mos përsëritet asnjë gabim që u vërejt në realizimin e Censit të popullsisë”, tha Bujar Leskaj, deputet i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sërë detyrash janë lënë edhe për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave në drejtim të digjitalizimit, të menaxhimit të krizave dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së. Të tria projektrezolutat do të marrin miratimin edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale, njohur ndryshe si komisioni ‘Xhafaj’, për t’iu përcjellë më pas parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?