Kuvendi kalon “online”, caktohet agjenda

Kuvendi do të qëndrojë në gadishmëri dhe komisionet do të mblidhen “online”. Këtë të premte Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve dhe grafikun e shqyrtimit të akteve normative. Kryeparlamentari Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen “online”. Po kështu, edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme. Në varësi të situatës së pandemisë COVID-19, do të vendoset edhe për caktimin e mbajtjes së seancës së ardhshme plenare.

SHKARKO APP