Kuvendi Kombëtar voton shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD. Më 18 dhjetor do votohet edhe nga anëtarësia demokrate
Kuvendi kombëtar i PD-së ka miratuar votimin e fshehtë me fletë votimi me pyetjen A JENI DAKORT PER SHKARKIMIN E LULZIM BASHES NGA KRYETAR I PD?
Po kështu Kuvendi miratoi votimin me datë 18 dhjetor të këtij viti në të gjithë anëtarsinë e PD në të gjithë Shqipërinë me pyetjen në fletë votimi me pyetjen A JENI DAKORT PER SHKARKIMIN E LULZIM BASHES NGA KRYETAR I PD?
Pra përveç votimit të sotëm në Kuvend nevojitet edhe votimi nga anëtarsia e PD-së.
Ndërkohë Kuvendi vendosi për ndryshime në Statutin e PD-së, ku më kryesoret janë këto pika:
1-Kur kryetari i PD-së humbet zgjedhjet politike shkarkohet.
2-Kandidatët për deputet dhe kandidatët për kryebashkiakë do të votohen nga anëtarsia e rrethit përkatës dhe nga ajo e bashkisë.
Ndërkohë në Kuvendin Kombëtar të PD-së po votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së.
Në fund do të njoftohet votimi si del nga votimi i fshehtë.
Komisioni i Organizimit te Kuvendit shkarkon nënkryetarët e PD, sekretarin e përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.
Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.
Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.
Ndërkohë më 22 mars 2022 do mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
Ndërkohë Azem Hajdari u vlerësua kryetar nderi i PD-së.
LISTA
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Belind Këllici
Blendi Himçi
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edith Harxhi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Rigels Muçollari
Ivi Kaso
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Ledina Mandija
Luan Baçi
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha
Tritan Shehu
Evi Kokalari
KOHA JONË SONDAZH

