Kuvendi mban një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit
Parlamenti ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për 51 viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit. “Në kujtim dhe nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit iu ftoj të mbani një minutë heshtje. U prehshin në paqe”,-tha Ruçi.
Përveç disa ndryshime në buxhet dhe paketën fiskale është listuar gjithashtu edhe votimi për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ajo çka bie në sy është afrimi i datës për diçka të tillë, veprim i cili anashkalon Komisionin e Ligjeve. Me gjasë diçka e tillë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend pas tërmetit të datës 26 nëntor dhe hetimet e lidhura me të.
Në listën e dërguar në Kuvend nga KLP, i pari renditet prokurori Olsian Çela, pasuar nga Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Kërkesa zyrtare iu dërgua Kuvendit me 22 nëntor dhe kishte afat 30 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

