Kuvendi mban një minutë heshtje për dy fëmijët, Spahiu: Engjëjt u prehshin në paqe
Seanca e plenare në Kuvendin e Shqipërisë është hapur me një minutë heshtje për dy fëmijët e ndjerë që humbën jetën dje gjatë një aksidenti tragjik që ndodhi në zonën e Spitallës në Durrës. Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, humbën jetën tragjikisht dje pasi u përplasën nga automjeti me shofer Nikoll Radaçi në lagjen nr.15 të Durrësit. ”Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu. Ndërkohë, disa deputetë të tjerë nuk i mbajtën dot lotët.
KOHA JONË SONDAZH

