Kuvendi miraton fondin për financimin e partive politike, Berisha del me zero lekë
Në seancën e kësaj të enjte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 67 vota pro, dhënien e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e 14 Majit. Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që ka marrë para edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi asnjë mandat deputeti.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste përfiton rreth 151.5 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë 104 milionë lekë.
Pa një fond nga ana e KQZ ka mbetur grupi i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Ilir Meta rreth 15 milionë. Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për portin e Durrësit.