Kuvendi miraton me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Votave të maxhorancës iu bashkuan edhe deputetët e PDIU-së.

“Votuam pro marrëveshjes. Është një vendim i kushtetueses që i hap rrugën marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjendur pranë Shqipërisë në momente krizash. Nuk bëhet fjalë për individë siç është Fredi Beleri, por flasim për një shtet mik”, tha deputja e PDIU-së, Mesila Doda, pas votimit në Kuvend.

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për zonat e mbrojtura.

Ndërsa Amnistia Penale u hoq nga rendi i ditës pasi maxhoranca nuk siguroi 84 votat e nevojshme për miratimin e këtij projektligji.

Seanca plenare ka zgjatur sot 8 minuta. Ka nisur dhe vijuar mes zhurmës së bilbilave, përplasjeve verbale dhe kaosit.

Gazmend Bardhi bllokoi foltoren, ndërkohë që replikonte me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

SHKARKO APP