Kuvendi ndryshon orën e seancës së posaçme, ja kur do të mblidhet

Pas ndryshimeve në qeveri, mblidhet sot Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.

Teksa presidenti dekretoi paraditen e sotme këto ndryshime, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.

SHKARKO APP