Kuvendi në FOTO/ Nga çanta e zezë e Ahmetajt, tek “qepallimi” Beqaj-Qefaliaj

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur sot pas një jave pushimi, seanca plenare e Kuvendit, ku është parashikuar që të diskutohen një sërë projektligjesh. Dhe ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e javëve të fundit, demokratët vijojnë me të njëjtin skenar, atë të moslejimit të zhvillimit normal të punimeve parlamentare, ku protagonist është shfaqur kreu demokrat Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë “ok” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Basha tha se opozita ka ndikuar pozitivisht, e në atë moment në sallë pati të qeshura, mes tyre edhe kryeministri Rama e Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Duke iu drejtuar këtij të fundit ulur në vendin e tij, Basha bëri një akuzë të fortë kur tha se Balla ka qenë edhe para tre ditësh në Gjermani, e ka marrë një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milionë euro të drogës brenda.

“Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar “Toyota Yaris” o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- tha ai.

Ndërkohë, agjencia fotografike e lajmeve LSA sjell momente pikante nga ato çfarë ndodhën përgjatë këtyre dy orëve punimesh kuvendore.

SHKARKO APP