Kuvendi në kaos! Karrige të përmbysura dhe tymuese nga deputetët e PD

Kaos në Kuvend! Deputetët e opozitës e kanë bllokuar seancën duke vendosur karriget përmbys te foltorja, dhe më pas kanë nisur me ndezjen e tymueseve.

Lindita Nikolla nisi seancën dhe i kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.

Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.

Nikolla: Garda merrni masa.

Berisha: Jo, jo nuk preken.

Deputeti Saimir Korreshi ka ndezur tymuese. Salla e Kuvendit është mbushur me tym. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca.

Në këtë situatë kaotike, maxhoranca kaloli në votim 6 projketligje të opozitës, të cilat u rrëzuan dhe më pas seanca u mbyll pas 20 minutash nga nisja e saj.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore dhe mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

SHKARKO APP