Kuvendi refuzon amendamentet e LSI-së, Ruçi: Ka tre arsye
Kuvendi nuk ka pranuar të diskutojë në seancën plenare dy amendimet e LSI, të depozituara një ditë më parë në Kuvend, për ndryshime në buxhetin e 2019-ës, me qëllim që t’i japin zgjidhje protestës së studentëve.
”Ende nuk është dekretuar buxheti nga presidenti dhe futet në fuqi në 1 janar, dhe vetëm atëherë mund ti bëhen amendimet. Dy projektligjet e propozuara nuk mund të futen në seancë plenare, në kalendarë pa kaluar dy javë nga data e paraqitjes, si dhe rregullorja ka përcaktuar të ngrihen edhe komisionet nga seanca plenare. Propozimi i LSI nuk përmbush kërkesat e rregullores”, u shpreh Ruçi.
Dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Amendamentet u depozituan në Kuvend nga deputetet Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

