Kuvendi shpërndan karafila/Spahiu-infermierëve: Të kujtojmë gjithmonë sakrificën

Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë, Kuvendi ka shpërndarë karafila për infermierët në ditën ndërkombëtare kushtuar atyre. Zv/kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në fjalën e saj tha se ky një gjest simbolik, e ndërsa ceku edhe kushtet e punës dhe pagat. “Besoj është një ditë ku secili prej nesh shpreh sakrificën, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi vjen për të shprehur mirënjohjen tonë. keni mbajtur një peshë shumë të rëndësishme, falë punës tuaj ia dolëm me sukses, kjo ditë të festohet dhe të kujtohet vazhdimisht për të vlerësuar çdo sakrificë. Ka qenë angazhim i të gjithëve për të përmirësuar punën dhe pagën e tyre”.

SHKARKO APP