Kuvendi veç me dy grupe parlamentare, PS dhe PD
Kuvendi si kurrë më parë, do të ketë vetëm dy grupe parlamentare, PS e PD. Aleatët e Lulzim Bashës, si LSI apo të vegjlit që garuan në siglën e demokratëve, janë në pritje të një marrëveshjeje për të huazuar deputetë të PD-së.
Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Nustret Avdulla janë 3 deputetët e PDIU-së, të ndjekur nga kryetarët e partive të tjera aleate si Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi e Vangjel Dule. Nëse të gjithë bëhen bashkë, arrijnë numrin 7 që përbën kuotën minimale për formimin e një grupi parlamentar.
LSI-ja në zgjedhje mori vetëm 4 mandate, duke u tkurrur me 15 të tillë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, numër ky i pamjaftueshëm për të formuar një grup të sajin. Marrëdhënia me PD është e ngrirë. Po ashtu me 3 deputetë është edhe partia e Tom Doshit.