Kuvendi voton marrëveshjen, OSBE: Zbatimi është kyç, thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme

Prezenca e OSBE-ODHIR në Tiranë ka përshëndetur miratimin e marrëveshje së ‘5 qershorit’ sot në Kuvend.

Përmes një reagimi për mediat, ky institucion thekson se mbetet i gatshëm që t’i ofrojë ndihmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, duke nënvizuar faktin se zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç.

REAGIMI I OSBE
Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?