Kuvendi voton pro, Toska dhe Papajorgji anëtare të Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet E Hënë, 11 Nëntor 2019 13:53
Kuvendi ka votuar kandidaturat për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Me shumicë votash, janë miratuar dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji kanë marrë shumicën e votave në Parlament. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, me 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji.