Kuzhinieri i serbëve: S’kemi frikë nga helmimi, do hamë ushqime shqiptare

Kuzhinieri i përfaqësues së Serbisë në futboll, Velimir Simaniç, ka mohuar shkrimet e mediumeve serbe se ai do të udhëtojë në Shqipëri nga frika se serbët mund të helmohen atje.

Ai ka treguar se ujin dhe gjërat ushqimore planifikon t’i blejë në Shqipëri. Kuzhinieri që për herë të 25-të kujdeset për ushqimin e lojtarëve të Serbisë para ndeshjeve, nuk ka dyshime në kolegët shqiptarë dhe thotë se masat e sigurisë janë në nivel shumë të lartë.

Ai ka treguar se do të luajë vetëm rolin e kontrolluesit të kuzhinierëve në hotelin ku do të vendoset Serbia, në Tiranë.

“Nuk kemi asnjë frikë për helmim. Kjo është një procedurë rutinë. Nuk është hera e parë që unë jam pjesë e delegacionit të përfaqësueses. Ne nuk shkojmë në vendet ku luan Kombëtarja jonë për të gatuar ushqimet tona. Ka pasur një spekulim në lidhje me këtë. Unë thjesht shkoj atje sepse e di mirë se si ushqehen futbollistët e mi dhe në njëfarë mënyrë jap sugjerime apo orientoj për ushqimet që duhet t’i serviren ekipit. Në Shqipëri, skuadra jonë do të ushqehet me produkte vendëse. Nuk kemi ndërmend të marrim ushqim nga Serbia”, ka thënë Simaniç.

 

SHKARKO APP