Ky është efektivi i RENEA-s që u vra në Lazarat (FOTO)

 

Në Lazarat  ka një të vrarë dhe dy të plagosur nga Policia e Shtetit. Ky që shihni në këtë foto është efektivi i RENEA -së që mbeti i vrarë gjatë natës në Lazarat. Ibrahim  Basha, 31 vjeç lindur dhe ka banuar në Tiranës. Ibrahimi është fëmija i dytë i familjes Basha.  Mësohet se ai kishte pak kohë që i ishte bashkuar forcës elitë të Policisë së Shtetit.

Përpara së të ishte pjesë e RENEA, Basha ka qenë pjesë e Batalionit të Operacioneve Speciale (BOS) në Forcat e Armatosura. Si pjesë e BOS Basha është një nga efektivët më të trajnuar të ushtrisë shqiptare, e cila njihet dhe si njësia elitë e forcave tona të armatosura.

Ai ka qenë pjesë e disa misioneve ushtarake në Afganistan. Gjatë karrierës në ushtri, Basha është vlerësuar me medalje për misionet e luftimit në Afganistan dhe Irak.

Lajme të tjera për këtë ngjarje në Koha Jone:

PD: Policia të zbardh ngjarjen në Lazarat

Rama thërret në mbledhje urgjente Tahirin

Krimet e Rënda nisin hetimet

"Ja çfarë ndodhi në Lazarat"

Luftë në Lazarat, vritet një oficer i RENEA

Ministri Tahiri në Lazarat

 

 

 

SHKARKO APP