Ky është furgoni që mori lumi në Zall Bastar (FOTO LAJM)

Reshjet e shumta kanë pushtuar thuajse të gjithë vendin, e në disa zona situata paraqitet alarmante.

Mëngjesin e ditës së sotme një furgon është rrëmbyer nga rrjedha e përroit, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda mjetit.

Për fat të mirë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, drejtuesi 50­-vjeçar i frugonit u nxor nga mjeti me anë të një vinçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari i Albeu.com i ndodhur në vendngjarje ka dërguar fotot e furgonit që u “rrëmbye” nga lumi në Zall Bastar, e thotë se banorët e asaj zone shprehen shumë të pakënaqur nga kjo situate. Gjithashtu shtojnë se kjo gjë ndodh cdo ditë dhe se nuk e kanë aspak të lehtë të vijnë në qendër të Tiranës për shkak të përmbytjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?