Ky është juristi që u vesh si polic dhe plagosi Begajn në Vlorë

Mitri Prifti, 36 vjeç është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Edison Begajt.

Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar ndaj Begajt për motive të dobëta.

Mësohet se shkak i plagosjes së Edison Begaj është një debat që kanë pasur dy personat me njëri-tjetrin. Disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares. Begaj e ka goditur 36-vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit nuk e ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar ta vrasë. Mendohet se ky moment është filmuar nga kamerat e barit në fjalë dhe ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Por kush është Mitri Prifti?

Mitri Priftit është një emër i njohur për policinë. Sipas abc neës ai është me profesion jurist, ndërsa në vitin 2016, emri i tij doli në skenë pas një konflikti mes kushëririt të tij Jani Zaka dhe Emiljano Shullazit për një parkim. Në atë kohë thuhet se  Mitri Prifti deklaroi në polici detajet nga kërcënimet që kishte marrë ai dhe kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Megjithatë akuzat e tij u tërhoqën dhe pas disa kohësh nga kjo ndodhi, Mitri Prifti u fol se u largua nga Shqipëria.

Ndërkohë për plagosjen e Dison Begajt gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP