Ky është Shëngjini! (video)

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga plazhi i Shëngjinit i mbushur plot me turistë. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. Plazhi i Shëngjinit shtrihet në perëndim të qytetit të Lezhës, nga Velipoja në veri dhe deri në anën e djathtë të grykëderdhjes së Drinit të Lezhës, në jug të ishullit Kune. Plazhi rrethohet nga pylli me pisha dhe në kurriz mbrohet nga kodrinat e larta. Ai ndodhet shumë pranë rrugëve kombëtare dhe është i arritshëm për këdo, duke siguruar akomodim të mirë dhe ekonomik në çmime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?