Ky është tifozi shqiptar që hyri në fushë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak se në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Ndërkohë që tifozi ishte në fushë duke vrapuar për të mos u kapur nga forcat e sigurisë stadiumi oshetinte pro tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?