Ky është vendi ku u ekzekutua 43-vjeçari shqiptar në Spanjë
Një shqiptar ka humbur jetën pasi është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Tarragonës, në qytetin Reus.
Mësohet se duke u gdhirë e mërkura, rreth orës 00:45, policia ka marrë një njoftim për të shtëna me armë zjarri.
Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një person të plagosur.
Më vonë shqiptari humbi jetën nga plagët e marra.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Tarragona njihet si një rajon ku shqiptarët kryejnë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e drogës.
Në këtë rajon mendohet se jetojnë mbi 93 shqiptarë, mes tyre 64 meshkuj.
KOHA JONË SONDAZH

